Botë

Putin: Do t’i vazhdojmë sulmet mbi sistemet energjetike

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotua se do t’i vazhdojë sulmet mbi sistemet energjetike të banorëve ukrainas, pavarësisht krizave globale, që kanë lënë miliona banorë pa energji elektrike dhe furnizim me ujë të pijshëm.

Siç raportoi TheGuardian të enjten, Putini deklaroi se këto sulme po ndodhin si kundërpërgjigje ndaj dëmtimit të urës që lidh Moskën me Krimenë e aneksuar.