Botë

Peruja bëhet për herë të parë me një presidente

Dina Boluarte - presidente e Perus

Peruja është bërë për herë të parë me presidente, pasi ish-presidenti Pedro Castillo u arrestua – disa orë pasi tentoi ta shpërbënte Parlamentin, raporton BBC.

Dina Boluarte – që në të kaluarën ishte zëvendëspresidente – është betuar në një ditë dramatike në Lima të mërkurën.

Më herët në ditë, Castillo ka thënë se po e zëvendëson Kongresin me një “qeveri të jashtëzakonshme emergjente”.

Por, deputetët e kanë injoruar këtë, dhe në një takim emergjent e kanë rrëzuar atë. Ai u arrestua më pas dhe u akuzua për rebelim.

Raportet në mediume lokale thonë se ai po shkonte në Ambasadën e Meksikës në Lima kur u arrestua.

Boluarte 60-vjeçare, një avokate, ka thënë se do të qeverisë deri në korrik të vitit 2026.

Ajo ka bërë thirrje për paqe politike për të tejkaluar krizën që e ka pushtuar shtetin.

“Ajo që kërkoj është hapësirë dhe kohë për të shpëtuar vendin”, tha Boluarte.