Botë

28-vjeçarja ekuadoriane bie në tokë për vdekje gjatë ushtrimeve në palestër [VIDEO]

Një grua 28-vjeçare ka rënë papritur në tokë teksa po ushtronte në një palestër në Ekuador.

Gruaja e cila u identifikua si Betsy Dayana Jaramillo Ramírez besohet të ketë pësuar një atak në zemër në një palestër në Santa Rosa, provincën El Oro, më 29 nëntor, raportoi New York Post të mërkurën.

Nga pamjet e kamerave të palestrës, Ramírez shihet duke bërë “squats” dhe ngritjen e peshave kur papritmas ndalet dhe bie përpara, me fytyrë në dysheme.

Të tjerë frekuentues të palestrës, shumica prej tyre gra, shihet teksa nxitojnë për të ndihmuar Ramírez.

Ata kontrollonin vazhdimisht pulsin e saj derisa mbërritën mjekët.

Ramírez u dërgua me urgjencë në spitalin Santa Teresita, por mbërriti pa shenja jete. Mjekët konstatuan vdekjen e saj pas mbërritjes.