Talibanët kanë kryer ekzekutimin e parë publik që kur grupi ka rikthyer fuqinë në Afganistan në fund të verës së vitit të kaluar.
Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se një burrë me emrin Tajmir është vrarë në një stadium të mbushur me njerëz në jug-perëndim të provinës Farah, pasi e kishte pranuar se ka kryer vrasje, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Dhjetëra anëtarë të talibanëve, përfshirë edhe ministrat kryesorë të qeverisë së tyre, e kanë ndjekur ekzekutimin.
Ndërsa grupi ka kryer tashmë disa rrahje publike kohët e fundit - duke përfshirë atë të dhjetëra njerëzish në një stadium futbolli të mbushur me njerëz në provincën Logar, muajin e kaluar - kjo shënon herën e parë që talibanët kanë pranuar publikisht kryerjen e një ekzekutimi.