Kina ka vendosur të zbusë disa prej politikave më të ashpra për ta luftuar COVID-19 – ndër to edhe detyrimin e njerëzve të futen në kampe të karantinës – vetëm pak javë pas protestave kundër kontrolleve strikte, raporton BBC.
Njerëzit me COVID tash mund të izolohen në shtëpi në vend se të shkojnë në kampe izolimi, në rast se kanë simptome të buta apo nuk kanë simptome.
Ata po ashtu nuk kanë nevojë më të shfaqin teste për shumicën e arenave, ndonëse një test PCR duhet për shkolla e spitale.
Qytetarët janë lehtësuar për këto ndryshime.
“Më në fund! Më nuk do të shqetësohem nga infektimi apo se do të më marrin si kontakt i afërt”, shkroi një person në rrjete sociale.