Botë

Ndalesa e kamionëve në San Antonio përfshihet në zjarr masiv

Një zjarr masiv shpërtheu në një stacion kamioni në San Antonio, duke përfshirë edhe një dyqan dhe duke krijuar shtëllungë të madhe tymi në ajër.

Autoritetet thonë se zjarrfikësit fillimisht morën një telefonatë rreth orës 5 të mëngjesit të së enjtes për një zjarr që shpërtheu brenda kuzhinës së një restoranti, i cili është i lidhur me një qendër udhëtimi.

Stacioni televiziv “San Antonio KSAT” raporton se të gjithë klientët dhe punonjësit dolën të sigurt nga ndërtesa. Sipas autoriteteve policore zjarri u përhap shpejt për shkak të yndyrës në kuzhinë dhe kushteve të erës jashtë.