Botë

Bideni nderon Macronin, fton mbi 300 figura të njohura në një darkë në Shtëpinë e Bardhë

Foto: AP
 

Darka e parë shtetërore e Shtëpisë së Bardhë e shtruar nga presidenti Joe Biden mblodhi të enjten emra të mëdhenj nga moda, kultura, politika dhe biznesi, të cilët mirëpritën mysafirin, presidentit francez Emmanuel Macron, dhe rikthimin e ngjarjeve të mëdha sociale pas pandemisë.

Çifti Biden doli në Portikun e Veriut për të mirëpritur çiftin Macron, shkruan Associated Press të premten. Zonja e Parë amerikane, Jill Biden i priti mysafirët e veshur me një fustan të flotës marinare “Oscar de la Renta”, derisa Zonja e Parë franceze, Brigitte Macron mbante të veshur një fustan nga marka e famshme “Louis Vuitton”.