Botë

Spanja shtrëngon sigurinë pasi kryeministri vihet në shënjestër të bombave në zarf

Spanja po shtrëngon masat e sigurisë pas një serie bombash në zarfe që u zbuluan në vend, përfshirë një dërguar kryeministrit spanjoll javën e kaluar.

Bomba e fundit e tillë e dërguar në një bazë të forcës ajrore afër Madridit, u zbulua të enjten, pasi një shpërtheu në Ambasadën ukrainase një ditë më parë dhe një tjetër u çaktivizua në një fabrikë armësh, raportoi AP.

Bomba letër adresuar kryeministrit Pedro Sanchez arriti në postën në zyrën e tij dhe sigurimi i tij e veçuan si të dyshimtë. Pasi siguruan perimetrin, kryen kontrollin e zarfit.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se një zarf i dyshimtë ishte identifikuar në skaner në bazën ushtarake. Më pas skaneri dha indikacione se zarfi mund të ketë një lloj mekanizmi brenda.

Zarfi i të mërkurës i adresuar tek ambasadori ukrainas në Spanjë, shpërtheu pasi iu dorëzua nga një punëtor ukrainas në ambasadë. Më vonë atë ditë, policia çaktivizoi një bombë tjetër në fabrikën e armëve.