Botë

Sondazhi në Rusi: Asnjëherë më pak mbështetje për luftën e Putinit në Ukrainë

Mbështetja për luftën në Ukrainë ka rënë në mënyrë dramatike në Rusi, sipas të dhënave të sondazhit të Kremlinit. Vetëm një në katër persona tani favorizojnë mbajtjen e trupave ruse në Ukrainë, nga 57 për qind në korrik.

Gjetjet u publikuan në një raport për zyrtarët e lartë të qeverisë së shërbimit mbikëqyrës federal të Kremlinit, të marrë nga Meduza, një faqe interneti e pavarur kërkimore.

Rënia e mbështetjes vjen pasi Rusia urdhëroi që dhjetëra mijëra njerëz të mobilizoheshin dhe të dërgoheshin në vijat e frontit. Javën e kaluar, Putini u përpoq të qetësonte zemërimin në rritje duke u takuar me gratë e ushtarëve që vdiqën në beteja. Raportet vazhdojnë të dalin për trajnimin dhe pajisjet e dobëta të rekrutëve rusë të mobilizuar së fundmi.

"Njerëzit e kuptuan si diçka që nuk i shqetëson ata. Tani rreziqet janë shtuar dhe njerëzit duan negociata paqeje", ka thënë Denis Volkov, kreu i Qendrës Levada, duke reaguar ndaj rënies së mbështetjes publike.

Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes, ka thënë në një takim televiziv të mërkurën se shpenzimet ushtarake për armët do të rriten me 50 për qind duke filluar nga viti i ardhshëm. Fabrikat e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin po punojnë jashtë orarit për të përmbushur nevojat në rritje të pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës.

Në fushën e betejës në Ukrainë, trupat ukrainase mashtruan ushtarët rusë që të shpenzonin municion në objektiva bedel, ndërsa ukrainasit përdornin, ndër të tjera, raketa-hedhës të rremë HIMARS.