Botë

SHBA-ja shënon nivelin më të lartë të vdekjeve nga armët në 30 vjet

Shkalla e vdekjeve në SHBA nga armët e zjarrit këtë vit ka shënuar rritjen më të madhe në 30 vjet dhe niveli mes grave është rritur më shpejt se te burrat, sipas një studimi.

Rritja mes grave po luan rol tragjik në statistikat që udhëhiqen zakonisht nga burrat, thanë studiuesit.

Në mesin e grave të racës së zezë, shkalla e vrasjeve me armë është trefishuar që nga viti 2010 dhe shkalla e vetëvrasjeve me armë është dyfishuar që nga viti 2015, thuhet në raport, shkroi The Guardian. 

Në tetor, Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka publikuar të dhëna për vdekjet me armë në SHBA për vitin e kaluar, duke llogaritur mbi 47,000.

Vrasjet dhe vetëvrasjet me armë u rritën për 8% vitin e kaluar, duke shënuar nivele të papara që nga vitet 1900.

Studimi gjeti se shkalla e vrasjeve me armë u rrit me shpejtësi nga viti 2019 deri më 2021.

Pse vdekjet nga armët u rritët kaq drastikisht gjatë pandemisë me COVID-19, është “një pyetje me përgjigje të komplikuar që askush vërtet që nuk di të përgjigjet”, ka thënë një nga autorët.

Faktorët mund të përfshijnë ndaljen e punës dhe jetës personale, rritja e shitjeve të armëve, stresi dhe problemet mendore, ekspertët thanë.