Liderja opozitare bjelloruse Maria Koleksnikova është dërguar nga burgu për në kujdes intensiv në spital, kanë thënë aleatët e saj, raporton BBC.
Kolesnikova 40-vjeçare, thuhet se është në gjendje serioze, por stabile. Ajo i është nënshtruar një operacioni të hënën në qytetin Gomel.
Kolesnikova është dënuar me 11 vjet burgim në vitin 2021, pas protestave masive për të kundërshtuar rizgjedhjen e Alexander Lukashenkos si president.
Ajo ka thënë se akuzat janë shpikur, ndërsa ka thënë se do të protestonte sërish.
“Maria është transferuar në spital dhe është operuar më 28 nëntor. Tash është në gjendje stabile, por serioze. Më 30 nëntor do të transferohet te departamenti i kirurgjisë”, është thënë në llogarinë e Kolesnikovas në Twitter, e cila kontrollohet nga aleatët e saj.
Grupet opozitare në Bjellorusi, përfshirë edhe politikani i burgosur Viktor Babariko, kanë bërë komente të ngjashme.
Avokatit të Kolesnikovas nuk i është lejuar ta vizitojë atë.