Botë

Bosnja i kërkon Interpolit urdhërarrest për ish-komandantin e ushtrisë

Foto: Sarajevo Times
 

Një gjykatë në Bosnjë-Hercegovinë ka urdhëruar lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar për Sakib Mahmulin, i dënuar për krime lufte kundër popullatës civile serbe gjatë luftës në Bosnje në vitet e 90-ta.

Urdhri u lëshua pasi Mahmulin, ish-komandant i korpusit të tretë të Ushtrisë të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, nuk i është përgjigjur thirrjes, më 23 nëntor, që të nisë vuajtjen e dënimit me burg.