Botë

Turqi: Martesë para myftiut, gratë paralajmërojnë protesta

Qeveria turke planifikon t'u japë myftinjve të drejtën për të lidhur martesat, që deri tash ishte e drejtë vetëm e nëpunësit të gjendjes civile. Kundër këtij ndryshimi organizatat e grave paralajmërojnë protesta, shkruan DW.

Që pas futjes në përdorim të Kodit Civil në vitin 1926 martesat në Turqi mund të lidhen vetëm përpara nëpunësit të gjendjes civile. Certifika zyrtare e martesës ishte po ashtu kusht për lidhjen e martesës në xhami apo në një institucion tjetër fetar. Çiftet që nuk martoheshin në gjendjen civile, por vetëm përpara përfaqësuesit të fesë dënoheshin me dy deri në gjashtë muaj burg.