Botë

Ekuador, arrestohen shtatë persona që u futën në spital për ta vrarë një adoleshent

Policia në Ekuador ka arrestuar shtatë persona të armatosur që janë futur në spital në tentim për të vrarë një tinejxher që po trajtohej aty, raporton BBC.

Anëtarët e një bande kanë marrë infermieret si pengje dhe kanë shkëmbyer zjarr me policinë, para se të ndaloheshin.

Gjitha pengjet janë liruar dhe nuk ka të lënduar.

Një adoleshent 17-vjeçar, i njohur si “Dirty Face”, ishte shënjestër. Ai besohet se është anëtar i një bande rivale, dhe ishte në kujdes intensiv për t’u trajtuar nga plagët që kishte marrë nga plumbat.

Shtatë personat e armatosur kanë mbajtur peng stafin e spitalit për më tepër se një orë, ka thënë një nga dëshmitarët, raporton “El Diario”.

Në rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen persona të armatosur e të maskuar duke i bërtitur një gruaje në dalje të spitalit, para se të tërhiqnin atë brenda.

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka falënderuar policinë për intervenimin e shpejt, dhe ka thënë se ka shpëtuar jetët.