Botë

Khersoni mbetet zona më e rrezikuar në Ukrainë

Khersoni ukrainas aktualisht është zona më lehtë e prekshme nga granatimet ruse, thuhet në një raport të Inteligjencës britanike, raportoi BBC-ja të hënën.

Qyteti aktualisht gjendet brenda rrezes së shumicës së sistemeve të artilerisë ruse, që aktualisht po sulmojnë nga bregu i majtë i lumit Dnipro.

“Një pjesë e konsiderueshme e dëmit është shkaktuar në Kherson për shkak të përdorimit të sistemeve raketore, kryesisht sistemeve BM-21 Grad”, thuhet në njoftim.

Khersoni është çliruar para disa javëve, por ushtria ruse nuk ka reshtur së sulmuari me artileri të rëndë. Aty është kthyer një pjesë e banorëve, por autoritetet iu kanë bërë thirrje të evakuohen.

Kjo zonë ka ngelur ende e pambrojtur siç duhet, paçka se ushtria ukrainase është futur si çliruese.