Një ish-nxënës i veshur me një jelek antiplumb qëlloi për vdekje tre persona dhe plagosi 13 të tjerë të premten pasi hyri në dy shkolla në Brazilin juglindor, thanë autoritetet, transmeton AP.
Të shtënat ndodhën në një shkollë publike me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe një shkollë private, të dyja të vendosura në të njëjtën rrugë në qytetin e vogël të Aracruzit në shtetin Espirito Santo, sipas autoriteteve.
Dy mësues dhe një nxënës u vranë.
Përafërsisht katër orë më vonë, vrasësi, i identifikuar si një djalë 16-vjeçar që studionte në shkollën publike, u arrestua nga policia.
Autoritetet nuk e publikuan emrin e të dyshuarit.
Autori kishte veshje të kamuflazhit kur kreu sulmin dhe përdori një pistoletë dhe një revole.
“Tre mësues janë në gjendje të rëndë në spitalin Jayme Santos Neves, duke iu nënshtruar një operacioni dhe gjithashtu një nxënës është në gjendje shumë të rëndë”, kanë konfirmuar autoritetet.
Të shtënat në shkolla janë të rralla në Brazil, por kanë ndodhur me frekuencë më të madhe vitet e fundit.