Botë

Skena apokaliptike nga ishulli italian, dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet

 

Ishulli italian Ischia është përmbytur mbrëmjen e djeshme si pasojë e reshjeve intensive, ndërsa përmbytjet janë shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut. Po kërkohen 13 persona të zhdukur, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Skenat nga kjo pjesë e Italisë janë apokaliptike, shkruan Corriere della Sera.

Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, theksoi se ende nuk është konfirmuar asnjë vdekje dhe se ka vështirësi në kërkimin e të zhdukurve. Sipas tij, ai është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministren Giorgia Meloni dhe ministrat e tjerë. Ai theksoi se situata është shumë e rëndë dhe po ndryshon me shpejtësi.