Gjykata Supreme në SHBA të martën ka hapur rrugën që menjëherë të dorëzohen deklaratat tatimore të ish-presidentit Donald Trump në Kongres, pas një beteje ligjore trivjeçare, raporton agjencia AP.
Gjykata, pa komentuar, ka hedhur poshtë kërkesën e Trupit për një urdhër që do ta parandalonte Thesarin që të dorëzonte te Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve deklarimet e tij tatimore të gjashtë vjetëve të fundit dhe po ashtu të disa prej bizneseve të tij.
Është humbja e dytë e Trumpit në Gjykatën Supreme në po aq muaj, dhe e treta këtë vit. Në tetor, Gjykata refuzoi të ndërhyjë në betejën ligjore që lidhet me bastisjen e FBI-së në pronën e Trumpit në Florida, ku zbuloi dokumente të klasifikuara.
Në janar, Gjykata refuzoi ta ndalonte Arkivin Kombëtar që t’ia dorëzonte dokumentet te Komiteti në Dhomën e Përfaqësuesve që hetonte trazirat e 6 janarit në Kongres. Gjyqtari Clarence Thomas ishte vota e vetme për e Trumpit.