62 të vdekur nga tërmet në Indonezi

62 të vdekur nga tërmet në Indonezi
Ka shkuar në 62 numri i të vdekurve nga tërmeti që ka lëkundur të hënën Indonezinë.
Edhe qindra persona të tjerë kanë mbetur të lënduar nga ky tërmet me magnitudë 5.6 në provincën Java të Indonezisë, raporton Reuters.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen t’i largojnë njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja të objekteve të dëmtuara.
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi
Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Indonezinë të hënën, ka shkuar në 40, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, raportoi BBC-ja.
Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur në ishullin Java në një thellësi të cekët prej 10 km, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin Xhakarta rreth 100 km larg, ku njerëzit në ndërtesat e larta u evakuuan.
Zyrtarët lokalë paralajmërojnë për pasgoditje të mundshme dhe thonë se numri i të vdekurve mund të rritet.
"Viktimat vazhduan të vinin nga shumë zona. Rreth 700 njerëz u plagosën", kanë njoftuar ata.
Tërmetet janë të zakonshme në Indonezi, e cila ndodhet në zonën e "unazës së zjarrit" të aktivitetit tektonik në Paqësor.
14 të vdekur nga një tërmet në Indonezi
Një tërmet ka goditur ishullin kryesor indonezian Java, duke lënë të paktën 14 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur, thonë zyrtarët.
Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur në Java Perëndimore, në një thellësi prej 10 km, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin Xhakarta rreth 100 km larg, ku njerëzit në ndërtesa të larta u evakuuan.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet dhe nga pasgoditjet e mundshme.
Videot në rrjetet sociale tregojnë dëmtimin e shtëpive dhe dyqaneve.
Të paktën 300 njerëz po trajtoheshin për lëndime në një spital në Cianjur, tha Herman Suherman, një zyrtar qeveritar atje, për kanalin e lajmeve MetroTV.
Shumica e lëndimeve ishin fraktura të kockave të marra nga bllokimi nga mbeturinat në ndërtesa.
Ekipet e shpëtimit janë përpjekur të evakuojnë njerëzit nga ndërtesat e shembura dhe kanë arritur të shpëtojnë një grua dhe foshnjën e saj, sipas raporteve lokale.
Në Xhakartë, punonjësit e zyrës dolën me nxitim nga ndërtesat në zonën civile dhe të biznesit gjatë lëkundjes, e cila zgjati për rreth një minutë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Serbinë

Gaza, vend i pasigurt për palestinezët

Trumpi nuk përjashtoi mundësinë e abuzimit me pushtetin

Policia: I dyshuari dhe disa të tjerë, të vdekur nga të shtënat në kampusin në Las Vegas

SHBA-ja për herë të parë ngrit akuza për krime lufte, akuzohen katër rusë

Kevin McCarthy pensionohet nga Kongresi

Ish-kryeministri britanik pranon disa gabime të Qeverisë në menaxhimin e pandemisë

Trumpi, arsyeja e Bidenit për rikandidim

Gaza rrafsh me tokë, palestinezët më nuk kanë nga të shkojnë

Iftari hyn në listën e UNESCO-s për trashëgimi kulturore jomateriale

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, Turqisë i kërkohet ekstradimi i autorit të dyshuar
