Botë

Trump prapë pëson rënie në sondazhe

Niveli i aprovimit për presidentin Donald Trump është në rënie edhe në sondazhet që zakonisht regjistrojnë shifra më të favorshme për miliarderin.

Nga sondazhi i fundit, i organizuar nga “Rasmussen”, del se vetëm 39% e elektoratit në SHBA gjykon në favor punën e Trumpit, ndërsa 61% nuk e ka aprovuar.

Po ashtu, “Biznes Insider”, nënvizon që për herë të parë në një sondazh të “Rasmussen”, miliarderi regjistron një shifër të ulur deri në 40%.