Përmbytjet në Indi, rritet në 218 numri i të vdekurve

Përmbytjet në Indi, rritet në 218 numri i të vdekurve

01 August 2017 12:15

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat monsun në perëndim të Indisë rritet në 218.

Sipas lajmit të BBC, zyrtarët qeveritar njoftuan se me fillimin e tërheqjes së ujërave të përmbytjes në shtetin Gujarat në dy ditët e fundit, është arritur deri në kufomat e më shumë se 100 personave.

Zyrtarët të cilët theksuan se numri i të vdekurve në këtë vend është rritur në 218, treguan se vlerësohet për ndikimin e më shumë se 450 mijë personave nga përmbytjet.

Ndërsa sipas lajmeve në mediat lokale, personat që janë detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre nga fatkeqësia natyrore kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme