Botë

Von Cramon reagon pas dhuratës që mori Vuçiq nga Kadyrovi

Viola von Cramon - konference ne Kosove
Foto: KOHA
 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pas dhuratës që ka pranuar të martën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nga udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov.

Duke i publikuar dy fotografi në Twitter, ku në njërën shihet Vuçiq pranë ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe në tjetrën me këshilltarin e Kadyrovit, Von Cramon ka bërë një krahasim të asaj se ku ishte Serbia më parë dhe ku është tani.