Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare verilindore. UV-indeksi do të jetë 9.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 deri 22 gradë, ndërsa e ditës prej 30 deri 40 gradë.
Vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë. Në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale do të arrijë mbi 35, ndërsa përgjatë Vardarit do të tejkalojë edhe 40 gradë.