Një oficer policie që postoi qëllimisht një video të rreme të një sulmi seksual në përpjekje për të nxitur urrejtje kundër fëmijëve emigrantë, është bërë personi i parë në Spanjë që dënohet me burg sipas ligjit të ri për përdorimin e rrjeteve sociale për të përhapur lajme të rreme.
Një gjykatë në Barcelonë e dënoi të martën oficerin e Gardës Civile me 15 muaj burg dhe një gjobë prej 1,620 euro, raportoi The Guardian.
Në korrik 2019 i pandehuri postoi një video në llogarinë e tij në Twitter që ai tha se tregonte një emigrant të ri maroken duke përdhunuar një grua në Canet de Mar, një qytet afër Barcelonës. Ai ngarkoi videon – e cila në fakt tregonte një grua duke u rrahur dhe sulmuar seksualisht në Kinë – disa ditë pasi një grua në Canet de Mar dyshohet se u përdhunua nga dy të mitur të huaj që jetonin në një qendër pritjeje.
Videoja është parë pothuajse 21 mijë herë.
Prokurorët, të cilët thanë se llogaria e të pandehurit ishte plot me materiale raciste, fillimisht kishin kërkuar një dënim me dy vjet.
© KOHA.