Një oficer policie që postoi qëllimisht një video të rreme të një sulmi seksual në përpjekje për të nxitur urrejtje kundër fëmijëve emigrantë, është bërë personi i parë në Spanjë që dënohet me burg sipas ligjit të ri për përdorimin e rrjeteve sociale për të përhapur lajme të rreme.
Një gjykatë në Barcelonë e dënoi të martën oficerin e Gardës Civile me 15 muaj burg dhe një gjobë prej 1,620 euro, raportoi The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë korrik 2019 i pandehuri postoi një video në llogarinë e tij në Twitter që ai tha se tregonte një emigrant të ri maroken duke përdhunuar një grua në Canet de Mar, një qytet afër Barcelonës. Ai ngarkoi videon – e cila në fakt tregonte një grua duke u rrahur dhe sulmuar seksualisht në Kinë – disa ditë pasi një grua në Canet de Mar dyshohet se u përdhunua nga dy të mitur të huaj që jetonin në një qendër pritjeje.
Videoja është parë pothuajse 21 mijë herë.
Prokurorët, të cilët thanë se llogaria e të pandehurit ishte plot me materiale raciste, fillimisht kishin kërkuar një dënim me dy vjet.