Shtëpia e Bardhë është zotuar se do të përgjigjet në rast se Rusia sulmon satelitët amerikanë, njoftoi të enjten Reuters.
Kjo deklaratë i bë, pasi një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme ruse ka thënë se satelitët komercialë perëndimorë mund të bëhen objektiva legjitime për Rusinë nëse do të përfshiheshin në luftë me Ukrainën.
“Çdo sulm ndaj infrastrukturës amerikane nuk do të kalojë pa përgjigje”, thuhet në përgjigjen e Shtëpisë së Bardhë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, shtoi se informacionet e disponueshme publikisht tregojnë se rusët janë përpjekur të ndjekin teknologjitë kundër satelitëve.