Ashley Summers, 35 vjeç, vdiq nga toksiciteti i ujit në shtetin amerikan të Indianas, kanë konfirmuar analizat e fundit. Summers vdiq në javën e fundit të korrikut të vitit 2023, shkruan Daily Mail.
Ajo ishte në një udhëtim në liqenin “Freeman” dhe kishte pirë 64 gota ujë në vetëm 20 minuta. Gjatë udhëtimit, ajo u ankua për dhimbje koke e simptoma dehidrimi, por asnjë sasi e ujit s’mund ta ngopte etjen e saj, sipas përshkrimit që ka dhënë burri i saj. Ajo piu ekuivalentin e katër shisheve 500 ml ujë.
Pasi mbërritën në shtëpi, Summers u rrëzua në garazh pasi pësoi ënjtje të rëndë të trurit dhe nuk iu kthye më vetëdija.
Në spital, mjekët e diagnostikuan atë me toksicitet nga uji, i quajtur gjithashtu hiponatremia, e cila zhvillohet si rezultat i sasisë së tepërt të ujit në trup dhe mungesës së natriumit.
Summers la pas dy fëmijë.