Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, është kthyer nga pushimet teksa po përshpejtohet gara për kryetar të Partisë Konservatore.
Johnson dhe familja e tij kanë ndërprerë pushimet në Republikën Domenikane, për të fituar përkrahjen e anëtarëve të partisë që të kthehet përsëri në postin e kryeministrit pas dorëheqjes së Liz Trussit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi deri të shtunën publikisht nuk ka deklaruar se do të garojë, mirëpo aleatët e tij që kanë folur me të, kanë thënë se ai është i gatshëm dhe njëri prej favoritëve për të marrë postin e kryetarit të Partisë Konservatore, raportoi BBC.
Mirëpo ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë e Johnsonit, Dominic Raab, ka thënë se ai mund të përqendrohet nga hetimi që po zhvillohet ndaj tij për shkelje të etikës.
Udhëheqësit e partisë kanë shkurtuar procesin me qëllim që emri i kryeministrit të vendoset më 28 tetor.
Në rast të konfirmimit, Johnson në garë do të përballet me Rishi Sunak, të cilit të shtunën i është forcuar përkrahja brenda partisë.