Botë

Goditet godina e konsullatës gjermane nga raketat në Kiev

Ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus, ka cituar Reutersi Ministrinë e Jashtme Gjermane.

Ende nuk dihet nëse dikush është vrarë apo plagosur.

Orët e fundit Rusia ka nisur raketim të shtuar ndaj Ukrainës, çka ka shtuar reagimin e liderëve botërorë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë bisedë urgjente telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Macroni ka rikonfirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe ka shprehur shqetësim për civilët dhe pasojat mbi ta.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur gjithashtu me Zelenskyn duke shprehur mbështetjen e tij por edhe të liderëve të tjerë të G7-ës.

Ministri i jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau e ka quajtur akt barbar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

Ministri i jashtëm i Britanisë së madhe ka thënë se sulmet e Rusisë kundër civilëve janë të papranueshme.