Botë

10 të vdekur nga shpërthimi i një pike karburanti në Irlandë

Irlanda është në zi pasi numri i të vdekurve nga shpërthimi në një pikë karburanti në County Donegal të premten u rrit në 10, duke përfshirë një fëmijë të vogël dhe dy adoleshentë, shkruan The Guardian.

Viktimat ishin katër burra, tre gra, një djalë adoleshent, një vajzë adoleshente dhe një vajzë e moshës së shkollës fillore, ka thënë Policia në një deklaratë: "Nuk pritet që të ketë viktima të tjera”.

Shpërthimi la të plagosur të paktën tetë persona.

Raportohet se deri te shpërthimi ka ardhur pas një rrjedhje gazi.

Shpërthimi jo vetëm që shkatërroi pikën e karburantit, por edhe apartamentet që ishin afër saj.