Botë

Gjendet e vdekur familja që u kidnapua ditë më parë në Kaliforni

Një fëmijë, prindërit dhe xhaxhai i saj, u gjetën të vdekur në një pemishte në Kaliforninë qendrore dy ditë pasi u rrëmbyen nga biznesi i tyre, nën kërcënimin e armës.

“Frika jonë më e madhe është konfirmuar”, ka thënë Vern Warnke nga policia, raportoi AP të enjten.

Ai nuk ndau informacione të tjera se kur besohet se ata u vranë. Ai tha se viktimat ishin afër njëri-tjetrit kur u gjetën nga një punëtor në zonën e braktisur.

Të mërkurën u publikua video e një burri duke kidnapuar vajzën 8-muajshe, nënën, babanë dhe xhaxhain e saj.

Autoritetet thanë se ata u morën nga një hajdut që kishte tentuar ta vriste veten një ditë para kidnapimit.

Nuk dihet motivi që ka çuar në kidnapim. Hetuesit nuk kanë gjetur lidhje mes kidnapuesit dhe familjes.