Botë

Polonia i kërkon SHBA-së armë bërthamore

 

Polonia ka kërkuar që armët bërthamore amerikane të vendosen në territorin e saj, mes frikës në rritje se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë për të parandaluar humbjen e ushtrisë së tij pushtuese, shkruan Reuters.

Kërkesa e presidentit polak Andrzej Duda konsiderohet nga shumë si simbolike sepse lëvizja e armëve bërthamore më pranë Rusisë do t'i bënte ato më të cenueshme dhe më pak të dobishme ushtarakisht, sipas ekspertëve. Për më tepër, Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk kishte marrë një kërkesë të tillë.