Botë

Katër avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Polonisë

 

Katër avionë luftarakë rusë u detyruan të kthehen në bazë, pasi shkelën hapësirën ajrore polake, ka njoftuar Forca Ajrore e Italisë.

Aeronautica Militare njoftoi se avionët rusë u ngritën nga enklava ruse Kaliningrad, e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë dhe fluturuan në një rrugë që i çoi ata nëpër qiellin polak, raportoi “Daily Mail” të mërkurën. Avionët vazhduan më pas mbi Detin Baltik përpara se të niseshin drejt Suedisë.