Deputeti ukrainas i partisë opozitare “Platforma e Opozitës”, Renat Kuzmin, është akuzuar për tradhti nga Byroja Shtetërore e Hetimit, raportoi BBC-ja të martën.
Sipas autoriteteve, Kuzmin dyshohet se shpërndau përmbajtje propaganduese.
“Në prag dhe pas fillimit të pushtimit rus, deputeti postoi në media materiale propagandistike në dëm të Ukrainës”, u tha në njoftim. Hetuesit po merren me lokacionin e deputetit, ndërsa deri më tani janë kryer 10 kontrolli mbi vendqëndrimin e tij.
Kuzmin ka lindur në vitin 1967 në Donetsk. Nën pushtetin e presidentit Viktor Yanukovych (2010-2013), Kuzmin ishte zëvendësi i parë i Prokurorisë së Përgjiithshme. Në 2019-n u zgjodh deputet.
Deri më tani, autoritetet ukrainase kanë nisur hetime ndaj disa zyrtarëve shtetërorë për tradhti ndaj Ukrainës në periudhën e pushtimit rus.