Më shumë se 200,000 qytetarë rusë janë dërguar në ushtri pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për mobilizim muajin e kaluar.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se regjimi i Putinit planifikoi të rekrutonte mbi 300,000 trupa, raportoi Reuters. Mobilizimi synon të zëvendësojë humbjet ruse në Ukrainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa Putini deklaroi se do të rekrutoheshin vetëm 300,000 burra me përvojë të mëparshme ushtarake, teksti i urdhrit të tij të mobilizimit nuk përfshinte një numër, as nuk specifikonte se mund të rekrutoheshin vetëm ata me përvojë ushtarake.
Raportimet përreth Rusisë kanë qenë se qytetarë pa përvojë të tillë janë parë të pranojnë letrat e rekrutimit, duke çuar në eksod masiv të burrave që janë në moshë për ushtri.
Përpjekjet për mobilizim vijnë pasi Ukrainë ka bërë përparime të dukshme kundër forcave okupuese ruse.