Botë

Moment emocionues: Gruaja përlotet kur takon forcat ukrainase [VIDEO]

Një moment emocionues u shpërnda në Twitter të hënën, kur një ushtar ukrainas takoi banorët e qytetit Lyman.

Ushtari në një automjet të blinduar përshëndeti një grua të moshuar, derisa ajo iu hodh në përqafim nërërmjet dritares së mjetit dhe shpërtheu në vaj.

“Gjithçka do të bëhet mirë, mos u shqetësoni”, tha ai, njoftoi Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Ukrainës.

Ditë më parë, forcat ukrainase çliruan Lymanin nga trupat ruse. Deri para nisjes së luftës, në Lyman jetonin rreth 20 mijë banorë.

Ukraina ka çliruar disa lokalitete në territorin e saj, derisa Rusia i aneksoi jozyrtarisht rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson nëpërmjet referendumeve të rreme.