Tifozët e futbollit “vdiqën në krahët” e lojtarëve gjatë një përplasjeje në stadiumin Kanjuruhan të Indonezisë, ka njoftuar trajneri i ekipit vendës, pasi numri i fëmijëve të vrarë në tragjedi u rrit në 32.
Trajneri ka theksuar se tronditja në ndeshjen në Java, në të cilën humbën jetën 125 persona, e “shpartalloi mendërisht”. Autoritetet thonë se viktima më e re e fatkeqësisë të së shtunës ishte vetëm tre vjeç.
Rreth 18 zyrtarë policorë po hetohen pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj tifozëve që pushtuan fushën kur ndeshja përfundoi. Më shumë se 320 persona të tjerë u lënduan pasi mbështetësit u shkelën e u mbytën në përplasje teksa iknin nga gazi.
Zëvendësministri i Indonezisë për çështjet e fëmijëve dhe grave ka bërë të ditur se fëmijët ishin të moshës nga tre deri në 17 vjeç. Një dëshmitar okular ka shpjeguar se policia kishte gjuajtur shumë fishekë gazi “vazhdimisht dhe shpejt” pasi situata me tifozët u bë “e tensionuar”.
Autoritetet policore kanë lajmëruar se zyrtarët policorë nën hetim “ishin përgjegjës për mbajtjen” e armëve dhe se ata po merreshin në pyetje nga një ekip i punëve të brendshme. Ato bënë të ditur se përfshirë ekipin e sigurisë në terren, dhe disa zyrtarë nga liga e futbollit indonezian, ishin gjithashtu nën hetim.