Botë

Italia thotë se ka rezerva të mjaftueshme të gazit për dimër

 

Ministri i Energjisë i Italisë, Roberto Cingolani deklaroi të dielën se vendi i tij do të jetë në gjendje të shmangë mungesën e energjisë elektrike gjatë dimrit me gazin ekzistues të depozituar dhe dërgimin e planifikuar, nëse nuk ndodh diçka e cila nuk është parashikuar.

Ai tha për televizionin shtetëror RAI 3 se kapaciteti i depozitës së gazit është mbi 90 për qind i mbushur dhe se do të ketë dërgesa të reja të kësaj energjie.