Botë

Ushtria amerikane ndihmon banorët e prekur nga uragani Ian

 

Dhjetëra banorë të Floridës lanë shtëpitë e tyre të përmbytura dhe të shkatërruara, duke u larguar me anije dhe helikopterë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkonin të mbijetuarit pas uraganit Ian.

Numri i të vdekurve nga stuhia u trefishua, me vdekje të raportuara në Kubë, Florida dhe në Karolinën e Veriut. Stuhia është dobësuar që atëherë ndërsa u rrokullis në mes të Atlantikut, por jo para se të përlante urat. Stuhia gjithashtu ngujoi varkat e mëdha në ndërtesat në breg dhe shkatërroi çatitë e shtëpive, duke lënë qindra mijëra pa energji elektrike.