Rreth 26 persona kanë vdekur në Indi, si pasojë e përmbytjes së rimorkios së një traktori që po mbante 40 persona, shumica prej të cilëve ishin gra dhe fëmijë, shkroi të dielën “Al Jazeera”.
Rimorkio e cila po i transportonte besimtarët hindus, ka rënë në një pellg në Ghatamput të qytetit Kanpur në veri të Indisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas policisë, njerëzit që po transportoheshin nga kamioni, kanë qenë duke u kthyer nga një ceremoni në një tempull.
Edhe 10 persona të tjerë mbetën të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Shkaku i aksidentit është ende po hetohet.
Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij.
“Të shqetësuar nga aksidenti i traktorit që ndodhi në Kanpur. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të afërmit dhe të dashurit e tyre dhe lutjet me të lënduarit”, shkroi Modi në Twitter.