2 perditesime
19:20

Mbyllen vendvotimet në Bosnjë-Hercegovinë

Qendrat e votimit në Bosnje dhe Hercegovinë janë mbyllur në orën 19:00 dhe puna e disave do të zgjatet për aq kohë sa votimi është ndërprerë përkohësisht gjatë ditës për çfarëdo arsye.

KQZ njoftoi se deri në orën 15:00 pjesëmarrja ishte 35 për qind e numrit të qytetarëve të regjistruar në listën e zgjedhësve.

Kjo pjesëmarrje është 2.2 për qind më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mbajtura katër vjet më parë./Ksp

14:18

Deri në ora 13:00 në Bosnjë-Hercegovinë kanë votuar 14 për qind e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnjë-Hercegovinë, ka njoftuar se numri i personave që ka votuar është më i madh krahasuar me vitin 2018.

Nga Komisioni është thënë se deri në ora 13:00 se 14 për qind e votuesve kanë votuar, pra në total 459.980 votues në gjithë vendin.

Është 3 për qind më tepër sesa në vitin 2018, raporton Dnevni Avaz.

Disa pika votimi nuk janë hapur me kohë, ndërsa ka pasur vonesa në të mëdha në 12 vende, një në Bihaç, katër në Banja Llukë, një në Lukavac, një në Srebrenik, dhe po ashtu ngjashëm në Zvornik e Zenicë.

08:39

Të dielën zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë-Hercegovinë

Qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës i drejtohen të dielën qendrave të votimit në zgjedhjet e përgjithshme të 2 tetorit.

Qytetarët pritet të votojnë për anëtarët e parlamentit në dy entitetet e vendit - Federatën e Bosnje-Hercegovinës dhe Republika Srpska, si dhe 10 kantone brenda Federatës së Bosnjë-Hercegovinës.

Gjithsej nëntë kandidatë po konkurrojnë për anëtarët boshnjakë, serbë dhe kroatë të Këshillit Presidencial, shkruan Anadolu Agency.

Ky është numri më i vogël i kandidatëve që nga viti 2002 kur u prezantua mandati katërvjeçar.

Atë vit, 35 kandidatë konkurruan për anëtarësim, me numër që ka rënë me shpejtësi në çdo zgjedhje.

Tre kandidatë janë boshnjakë, dy kroatë dhe katër serbë. Derisa anëtarët boshnjakë dhe kroatë zgjidhen nga një zonë e përbashkët zgjedhore në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës, anëtari serb zgjidhet nga votuesit në Republika Srpska.

Kandidati i parë boshnjak, Bakir Izetbegoviq, është nga Partia e Veprimit Demokratik, partia më e madhe politike e boshnjakëve. Denis Beçiroviq, kandidati i Partisë Socialdemokrate, mbështetet nga blloku opozitar i përbërë nga 11 parti politike dhe Mirsad Haxhikadiq, kandidati i koalicionit shtetëror.

Dy kandidatë do të konkurrojnë për vendin kroat në këshill. Anëtari aktual kroat, Zheljko Komshiq, kandidon për një mandat të dytë, ndërsa kandidatja tjetër është Borjana Kristo.

Anëtari serb i këshillit do të përcaktohet nga votuesit e regjistruar në entitetin serb nga katër kandidatët.

Zheljka Cvijanobiq është kandidate e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, i kryesuar nga anëtari aktual serb i këshillit Millorad Dodik. Partia Demokratike Serbe zgjodhi Mirko Saroviqin, ish-ministër i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike. Vojin Mijatoviq është kandidat i Partisë Socialdemokrate dhe Nenad Nesiq i Aleancës Popullore Demokratike.

Anëtarët boshnjakë dhe kroatë të Këshillit Presidencial zgjidhen nga votat në parlamentet e dy entiteteve.