Botë

Lufta për të kujtuar një dekadë arrestimesh dhe torturash

 

Marcos Jr i ka shmangur intervistat e lajmeve në rrjet dhe ka refuzuar të marrë pjesë në debatet presidenciale. Ai e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të diskutojë të kaluarën dhe në vend të kësaj është fokusuar në premtimin për të bashkuar kombin dhe për ta ndihmuar atë të rimëkëmbet nga efektet gjymtuese të pandemisë Covid-19.

Santiago Matela ishte 22 vjeç kur u tërhoq zvarrë nga rruga, nga ushtarët teksa luante basketboll. Ishte viti 1977, pesë vjet që kur presidenti Ferdinand E Marcos kishte shpallur ligjin ushtarak ushtarake në Filipine, më 21 shtator 1972.

Marcos pezulloi parlamentin dhe arrestoi liderët e opozitës, Matela ishte në mesin e dhjetëra mijëra njerëzve të ndaluar dhe torturuar gjatë një dekade të ligjit ushtarak.