Botë

Gjukanoviq: Serbia e Madhe ka një kontraktor, ai është Dritan Abazoviqi

 

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë Dritan Abazoviq si “kontraktor të Serbisë së Madhe”, e cila sipas presidentit, i shërben synimeve të Rusisë Perandorake, shkruan "Vijesti". 

Gjukanoviq ka thënë se ngërçi politik në Mal të Zi është i qëllimshëm dhe i synuar nga kundërshtarët politikë.