Shkon në tetë numri i të vdekurve nga uragani në Florida

Shkon në tetë numri i të vdekurve nga uragani në Florida
Mediat amerikane raportojnë se dhjetëra persona në jugperëndim dhe në qendër të Floridës tani mund të jenë të vdekur si pasojë e uraganit Ian.
Gjashtë nga vdekjet janë konfirmuar në qarkun Charlotte, tha komisioneri Chris Constance për CNN-in të enjten.
Një person i cili ishte në kujdesin për bujtinë në kontenë Osceola gjithashtu ka vdekur, tha një zyrtar lokal i menaxhimit të urgjencës.
Më herët, zyrtarët në Volusia County konfirmuan se një burrë, 74 vjeç, ka vdekur si pasojë e uraganit teksa po përpiqej të kullonte pishinën e tij.
Sherifi i qarkut, Lee Carmine Marceno, i ka thënë gjithashtu CNN-it se rreth pesë persona besohet të kenë vdekur në qark.
Një person vdiq në Florida nga uragani, SHBA-ja përgatitet për një tjetër goditje
Një burrë është konfirmuar si i vdekuri i parë në zonën e Floridas si pasojë e përmbytjeve që shkaktoi uragani Ian, i cili goditi këtë pjesë të SHBA-së të enjten pasdite.
Lajmin e vdekjes e kanë bërë të ditur zyrtarët në Volusia County, në verilindje të Orlandos, Florida.
Në një konferencë për shtyp, ata thanë se një burrë 74-vjeçar doli gjatë stuhisë në përpjekje për të kulluar pishinën e tij dhe vdiq, raportoi BBC-ja të enjten.
Stuhia tropikale Ian pritet të kthehet sërish në një uragan më vonë të enjten përpara se të arrijë në tokë për herë të dytë të premten, ka thënë Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së (NHC).
Qendra lëshoi gjithashtu një paralajmërim uragani për të gjithë bregdetin e Karolinës së Jugut.
Stuhia tropikale Ian është tani rreth 40 km në veri-lindje të Kepit Canaveral, aty ku NASA lëshon raketa në hapësirë në Qendrën Hapësinore Kennedy.
Erërat maksimale të qëndrueshme të Ian-it janë rritur deri në rreth 110 km/h.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Historia e rockut e shkruar në mure

Kina paralajmëron hakmarrje kundër SHBA-së për balonën

Izraeli ua rrafshon palestinezëve shtëpitë në Jerusalem

Liqeni i bërllokut në Serbi

Një 16-vjeçare në Australi vritet nga një peshkaqen

Erdogani thotë se misionet perëndimore do të paguajnë për mbylljen e përkohshme të konsullatave

Rrëfimi i ish-partneres së McGonigalit: Pashë çantë me para, më tha se ishte nga basti

“Po zvarriteshin si buburreca”, pamjet që shfaqin sulmin ukrainas mbi trupat ruse

Françesku u bën thirrje sudanezëve të bashkohen për paqe

Aksidentohet autobusi në Turqi, tetë të vdekur

Ukraina: Mbi 131 mijë ushtarë ia vramë Rusisë
