Botë

Arrestohet vajza e ish-presidentit të Iranit

 

Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit të Iranit, Ali Akbar Hashemi Rafsanjani, është arrestuar për nxitje të trazirave në Teheran, shkroi të mërkurën “Bloomberg”.

Ndonëse nuk është raportuar për atë se çfarë ka bërë Hashemi, e cila kohë më parë ishte edhe deputete, thuhet se ajo ka inkurajuar trazirat në kryeqytetin iranian, ku prej ditësh po mbahen protesta për shkak të vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim.