Botë

SHBA ofron rreth 500 milionë dollarë ndihma tjera për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë 457.5 milionë dollarë në ndihmë të re për sigurinë civile për Ukrainën.

Lajmi është bërë i ditur sot nga sekretari i Shtetit Antony Blinken përmes një postimi në Twitter.

“Ndihma është krijuar për të ndihmuar agjencitë ukrainase të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë penale. Rritja financiare do të shpëtojë jetë", ka thënë ai.