Botë

Kisha ruse “motivon” ushtarët: Kush vdes në luftë pastrohet nga mëkatet

Patriarku rus Kirill, tha gjatë predikimit të tij të së dielës, duke iu referuar luftës në Ukrainë, se "sakrifikimi i vetes për përmbushjen e detyrës ushtarake pastron nga të gjitha mëkatet", shkruan portali ukrainas Pravda, të hënën.

Kjo deklaratë e tij është parë si mbështetje për politikën e Kremlinit, për pushtimin e Ukrainës.

Për shumë kohë, Kisha ruse ishte në presion të dënonte sulmin në Ukrainë, por tash i ka dal madje në mbështetje.

"Ne e dimë se shumë po vdesin sot në nofullat e një lufte vdekjeprurëse. Kisha lutet që kjo betejë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, që të vriten sa më pak vëllezër në këtë luftë vëllavrasëse. Megjithatë, Kisha në të njëjtën kohë kupton se nëse dikush, i udhëhequr nga ndjenja e detyrës dhe forca e betimit që ka dhënë, vdes gjatë kryerjes së detyrës ushtarake, atëherë pa asnjë dyshim ai fillon një veprim që është i barabartë me sakrificën, ai sakrifikon veten për të tjerët. Prandaj ne besojmë se kjo e pastron atë nga të gjitha mëkatet”, tha Patriarku Kirill në predikimin e së dielës në një kishë në Moskë.

Në predikimet e mëparshme, patriarku rus tha se rusët në Ukrainë po kryejnë "akte heroike" nëse vrasin ukrainas. /Index