Botë

Ukraina: Mbi 2.500 civilë janë zënë robër lufte

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereschuk, deklaroi se mbi 2.500 ukrainas dyshohen të jenë zënë robër lufte, raportoi “SkyNews” të dielën.

Ndërsa, Ukraina po pretendon se Rusia ka refuzuar t'i shkëmbejë civilët e kapur së fundmi, derisa nga 24 shkurti, të dy shtetet kanë shkëmbyer vazhdimisht robër lufte.

Më 21 shtator (e mërkure), Rusia i liroi 215 ukrainas.

Ndërkohë, qëkur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi për mobilizimin e ri të trupave ushtarake, ruse, mijëra civilë kanë ikur nga shteti, në drejtim të vendeve perëndimore.

Kolona të gjata janë regjistruar që nga 21 shtatori në pikën kufitare Rusi-Finlandë.