Botë

Britaniku i liruar nga Rusia: U trajtuam më keq se qentë

Një britanik i liruar nga Rusia ka thënë se “u trajtua më keq se një qen” dhe u mbajt në izolim për pesë muaj.

Aiden Aslin është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar pasi u ndalua për muaj pas kapjes së tij nga forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainë.

Duke folur për The Sun të dielën ai tha se e kishin goditur me thikë duke e pyetur nëse donte vdekje të shpejtë apo të ngadalshme dhe të “bukur”, shkruan BBC-ja të dielën.

Ai tha se të burgosurit duhej të këndonin himnin kombëtar rus çdo mëngjes.

“Dhe nëse nuk e këndonit, do të ndëshkoheshim për këtë, do të rriheshim”, ka thënë ai.

Në një intervistë, ish i burgosuri tha se ishte therur me thikë gjatë kohës që ishte në robëri.

Dhjetë të arrestuar, përfshirë Aslin, u liruan të mërkurën në mbrëmje pasi Arabia Saudite tha se kishte ndërmjetësuar një shkëmbim të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Midis tyre ishin pesë shtetas britanikë që u liruan, duke përfshirë John Harding, Dylan Healy, Andrew Hill dhe Shaun Pinner.

Aslin nga Newark, Nottinghamshire u mbajt në prill ndërsa luftonte në qytetin juglindor të Mariupolit.

Pinner dhe një shtetas maroken, Brahim Saadoun, u vunë në gjyq në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe u thanë se po përballeshin me dënimin me vdekje.

{gallery}