Mobilizimi i pjesshëm i rezervistëve ushtarakë në Rusi, që u paralajmërua më herët këtë javë nga presidenti rus Vladimir Putin, ka nxitur një eksod të rusëve, raporton agjencia AP.
Kolona kilometërshe, me mijëra vetura, po krijohen në disa pika kufitare.
Kolona të gjata janë parë në pikën kufitare Svetogorsk mes Rusisë dhe Finlandës në orët e hershme të së dielës.
Disa tjerë kanë blerë bileta me çmime të larta për t’u larguar nga vendi, nga frika se mund të mbyllen kufijtë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se urdhri për mobilizim vlen për të gjithë rezervistët që së fundi kanë shërbyer apo që kanë shkathtësi të veçanta, por gati çdo burrë llogaritet rezervistë deri në moshën 65-vjeçare.
Kremlini ka thënë se synimi fillestar është të forcohet edhe me 300 trupat të rinj forca ruse në Ukrainë.
Putini të shtunën ka nënshkruar dekret për dënime më të ashpra për ushtarët rusë që dezertojnë apo nuk i përmbahen rregullave.